Sot më shumë se kurrë kërkohet: Ndërgjegjësim, përkushtim, vendosmëri dhe veprim demokratik
Nga mbledhja e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues: Partia Socialiste e vendosur drejt pushtetit
Kronikë
"Të luftojmë për të çmontuar strategjinë e tensioneve të PD-së, te njohim e te djegim skenaret e Berishës."
Mjeti: Ofensiva elektorale perfundimtare. Aksioni politik ne mbrojtje te demokracise, të të drejtave e lirive të njeriut, të opozitës është "vendimtar". Të zgjedhurit socialiste - perfaqesues te pjesës më të madhe të elektoratit shqiptar- kane dale dje me kete mesazh nga mbledhja e tyre jashte radhe mbajtur ne Seline Qendrore ne Tiranë. "Që sot ne duhet ta quajme veten ne situate elektorale. Te gjitha perpjekjet e Meksit, Berishës jane ne funksion te zgjedhjeve te ardhshme. Ligji "Për genocidin", ligji "Per disa ndryshime ne buxhet", ligji i ri elektoral qe po pergatitet, jane pikërisht ne funksion te ketij qëllimi" - zevendessekretari i PSSH profesor Servet Pellumbi eshte shprehur keshtu dje para forumit te larte socialist dhe i ka propozuar me pas atij "krijimin e nje Komisioni Qendror te Zgjedhjeve" qe vec të tjerave do te paraqesë projekt platformen elektorale socialiste si dhe kriteret per kandidatet socialiste.
Kështu që nga 13 tetori i ketij viti- dite kur Komiteti Drejtues i PSSH do te vendose per propozimet- Partia me e madhe shqiptare do te funksiono[e][?] si nje organizem unik elektoral me te vetmin synim: fitoren e zgjedhjeve te ardhshme. Diskutante te shumte kane folur dje ne funksion te ketij qëllimi te përcaktuar jo si qellim ne vetvete por si mision per cuarjen me tej te proceseve demokratike ne vend. "Ne rrethane te tilla ne jemi forca kryesore politike qe mund te cojme me perpara proceset demokratike e te shpetojme vendin nga kolapsi ku e ka futur PD-ja e Berishes. Objektivisht na ngarkohet nje mision i tille; PD-ja humbi shansin që i dha elektorati" - dha dje zevendessekretari i PSSH. Per te perballuar kete mision te zgjedhurit socialiste jane shprehur dje per ngritjen e punes se Partise ne nivelin me te larte. Per kete qellim forumit me te larte socialist iu paraqit dje propozimi per thirrjen e Kongresit elektoral te PSSH i cili do te miratoje platformen elektorale socialiste dhe kandidatet socialiste. Çdo gje eshte skicuar dje dhe duket se pas dy javesh do te merret votebesim ne nje lloj seance te veçante. Votebesimi ne forumin paraelektoral do te nise qe jav[ë][?]n tjeter, te henen, kur socialistet durrsake do te mblidhen ne nje miting ne Pallatin e Sportit. (vijon në faqen 2)
Servet Pëllumbi: "Të luftojmë për të çmontuar strategjinë e tensioneve të PD-së, te njohim e te djegim skenaret e Berishës"
Servet Pëllumbi:
"Të luftojmë për të çmontuar strategjinë e tensioneve të PD-së, te njohim e te djegim skenaret e Berishës"
Lexoni në faqet 2 - 3
Mitingjet e protestët - mjet legal e demokratik për të mbrojtur liritë dhe të drejtat kushtetuese
Ligji për genocidin është antikushtetues dhe prek thelbin e pluralizmit
- Interviste e Dr.Prof. Rexhep Mejdani dhene radios BBC -
-Në planin politik, demokracia dhe hapesira demokratike mori një goditje te konsiderueshme në luftën personale brenda vetë Partisë Demokratike. Megallomania e fitores, e mospranimit te humbjes, pas te papriturave në zgjedhjet për pushtetin lokal na pasqyra me përjashtimin nga partia të grupit me[?]nt, ndersa pas dështimit të Referendumit, në dobësimin dhe izolimin e plotë të krahut selamist. Një goditje tjetër politike për demokracinë ishte dhe burgosja me një procedurë të përshpejtuar e liderit socialist që e tensionoi në kulm jetën politike shqiptare. Po ashtu, sulmet pa skrupull dhe të mbarura me shpifje kundër udhëheqësve të tjerë të partive opozitare, ishin pjesë e këtij skenari kurthës të demokracisë. Teza e lashtë romake "përça e sundo" gjendet të trajt[e]n[?] e saj origjinale në dykopjezimin e disa partive e shoqatave, madje edhe të shqiptarëve të Tro[?]peritët në Maqedoni.
Faqe 3
Etnocid mbi identitetin shqiptar
Faqe 12
Do të mbahet Kongresi paraelektoral i Partisë Socialiste
Komunikatë për shtyp e KPD të Partisë Socialiste
Komiteti i Përgjithshem Drejtues i Partisë Socialiste zhvilloi mbledhjen e tij jashte radhes, me daten 29 shtator, per te shqyrtuar situaten e sotme politike ne vend.
Pasi diskutoi me fryme realiste dhe me preokupim të veçantë të gjitha zhvillimet e fundit;
Pasi vlerësoi qëndrimet politike të Kryesisë dhe të grupit parlamentar të PS;
Pasi denoncoi si antidemokratike veprimet e pushtetit berishjan kunder pavarësisë se organeve gjyqesore dhe synimet e drejtpërdrejta kunder kryetarit te PS Fatos Nano;
Pasi theksoi se politikes konfliktuale dhe destabilizuese si dhe veprimeve antiligjore të shtetit dhe maxhorances kunder opozites, i kundervihet me besimin e popullit ne alternativat tona;
Komiteti i Përgjithshem Drejtues i PS vendosi:
Brenda dy javesh te ardhshme te zhvillohen takime e konsultime te gjera me te gjitha strukturat e nivelet e Partise e te simpatizante te saj dhe me 13 tetor 1995 te rimblidhet Komiteti i Përgjithshem per te vendosur mbi keto çeshtje:
1. Ngritjen e Komisionit Qendror Elektoral te PS.
2. Thirrjen e Kongresit paraelektoral te saj ne te cilin do te diskutohet dhe aprovohet platforma dhe programi elektoral dhe kandidaturat e PS per zgjedhjet e ardhshme.
3. Te percaktohet harta elektorale dhe komisionet e rretheve e të zonave.
4. Rritja e efikasitetit te punes te strukturave drejtuese dhe permiresimi organizativ i tyre.
5. Shqyrtimi i mundesive politike per aleancat parazgjedhore dhe paszgjedhore.
6. Evidentimi dhe organizimi me efikas i mbeshtetjes nderkombetare te PS gjatë fushatës elektorale.
Roli i kulturës në Shqipërinë e sotme
Nga SEJFULLA MALËSHOVA
Faqe 13